Barcelona ka vendosur për të shtruar një ofertë zyrtare te PSG për sulmuesin Neymar.
Në ballinën e edicionit të sotëm (e martë) të gazetës katalunase SPORT shkruan “ofertë zyrtare” ndërkohë që Barcelona vazhdon garën për yllin brazilian të shitur te Paris Saint Germaini për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro dy vite më parë, transmeton portali arbresh.info.
Ata thonë se Barcelona shpreson për të arritur marrëveshje për huazimin e tij me opsionin për blerje sezonin e ardhshëm.
Sidoqoftë, saga për transferimin e Neymar nuk ka të ndalur.
Juventusi duket gjithashtu se është i gatshëm për t’iu bashkuar garës./arbresh.info/
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...