Pas lajmit se portieri spanjoll, Iker Casillas, ka pësuar sulm në zemër gjatë stërvitjeve me klubin e tij portugez, Porto, ka ardhur reagimi edhe nga skuadra e Barcelonës
Ish skuadra rivale e Iker Casillasit gjatë kohës sa ai ishte te Real Madridi, i kanë uruar shërim sa më të shpejtë portierit 37 vjeçar, transmeton gazeta metro.
“Qëndro i fortë, Iker Casillas! Të urojmë për një shërim të shpejtë dhe të plotë’’ – thuhet në postimin e klubit katalunas në rrjetin social “Twitter”.
Ndryshe, portieri legjendar spanjoll, Iker Casillas, pësoi një sulm në zemër sot gjatë stërvitjeve, ku më pas me urgjencë u dërgua në spitalin e Portos.
Portieri spanjoll i është nënshtruar një operacioni dhe tani është jashtë rrezikut për jetë.
Mot me diell, temperaturat arrijnë në 17°C
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...