Barcelona me epërsi prej dy golave pas pjesës së parë ndaj Atleticos

21:56 | 3 Mars 2026
D.H

Barcelona është duke triumfuar me rezultat 2-0 pas pjesës së parë ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit.

Ndeshja e parë u mbyll me rezultat 4-0 në të mirë të Atleticos, teksa Barcës i duhen edhe dy gola që ta dërgojë lojën në vazhdime së paku, shkruan Arbresh.info.

Barcelona e nisi ndeshjen vrullshëm ku rrezikoi me Fermin Lopezin e Raphinhan por pa sukses.

Teksa goli i parë erdhi në minutën e 29-të, Marc Bernal realizoi pas asistimit nga Lamine Yamal.

Ndërkohë në minutat e fundit të shtesës, Barca fitoi penallti. I pagabueshëm nga 11 metra ishte Raphinha që e dërgoi rezultatin në 2-0.

Mbetet të shihet në pjesën e dytë, Barcelona do ta arrij ‘Remontadan’ e famshme dhe të shkoj në finale të Kupës së Spanjës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme