Barcelona raportohet se është e përgatitur për të lejuar largimin e Ousmane Dembeles pas vetëm një sezon pas nënshkrimit me të.
Reprezentuesi i Francës iu bashkua gjigantit katalunas verën e kaluar nga Borussia Dortmundi për një tarifë prej 150 milionë euro, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, Dembele ka pasur një fillim të vështirë në Camp Nou, kryesisht për shkak të lëndimeve, dhe duket se tashmë është duke u përgatitur transferimi i tij derisa gjiganti vazhdon me përpjekjet për të siguruar transferimin e sulmuesit Antoine Griezmann.
Sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, Dembele shihet si një zëvendësues i mundshëm i Eden Hazard te Chelsea, por Barcelona më para synon ta shfrytëzoj atë për të rritur shanset në transferimin e Griezmann.

Antoine Griezmann ka shkëlqyer te Atletico Madridi duke treguar se është njëri nga sulmuesit më të mirë në Evropë, gjë që ka tërhequr edhe vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.
‘The Sun’ vazhdon të lidhë atë me transferimin e mundshëm në Manchester United, ndërkohë që ‘Don Balon’ pretendon që Real Madridi mund të jetë gjithashtu një opsion për të.
Largimi i një lojtari të talentuar si Dembele nga Barcelona kaq shpejtë do të ishte i tmerrshëm, por këto lëvizje tregojnë gjithashtu shumë për atë se çfarë do të thotë natyra e futbollit modern./arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër