Gjigantët e La Ligës, Barcelona thuhet se po shqyrton një seri të uljes së pagave në klub, pas ndikimit në rritje të virusit Covid-19.
Katalunasit ndoqën shembullin e klubeve të tjera spanjolle në pezullimin e të gjitha stërvitjeve dhe aktiviteteve të klubit, si pjesë e pezullimit të La Ligës, të paktën deri më 4 prill.
Bordi i drejtorëve ka zhvilluar një seri takimesh elektronike ditëve të fundit, për të vlerësuar situatën dhe për të formuluar një plan për javët e ardhshme.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, asnjë vendim nuk do të merret para fundit të javës, por ulja e pagave mund të jetë një opsion për lojtarët dhe stafin stërvitës.

Raporti shton se skuadra e Barcelonës është e hapur për mundësinë e zvogëlimit të pagës, me të gjitha opsionet në tryezë në javët e ardhshme.
La Liga pritet të bëjë një njoftim javën e ardhshme në lidhje me kthimin e futbollit në kampionatin elitar, ku pritet të vazhdohet pezullimi edhe për disa javë./telegrafi
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...