Barcelona konfirmon ndryshimet, Torres dhe Aubameyang marrin numra të ri në fanellë

17:26 | 9 Gusht 2022
KRG

FC Barcelona ka konfirmuar ndryshimin e numrave të Ferran Torresit dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi spanjoll, që kishte numrin 19 në sezonin e fundit, nga sezoni i ri do të mbajë numrin 11 në fanellë, të liruar nga Adama Traore.

Hagi, Overmars, Rivaldo, Neymar dhe Dembele janë futbollistët që kanë mbajtur këtë numër në të kaluarën.

Kurse, për Aubameyangun numri i ri është numri 17, që u lirua pas largimit të Luuk de Jong. Sulmuesi nga Gaboni në sezonin e fundit kishte numrin 25.

Griezmann, Pedro, Paco Alcacer, Giovanni Dos Santos, Trincao dhe  Munir janë futbollistët që kanë veshur fanellën me këtë numër në të kaluarën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme