Barcelona ka konfirmuar se Lionel Messi ka pësuar një lëndim në “muskulin aduktiv të majtë” gjatë ndeshjes të së martës në La Liga kundër Villarrealit.
Reprezentuesi i Argjentinas e filloi sezonin e ri kundër mysafirit të djeshëm në Camp Nou pas rikuperimit nga lëndimi në pulpë të këmbës, transmeton portali arbresh.info.
Kampioni i Spanjës ka zbuluar tani se 32-vjeçari ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes të së martës në ligë, megjithëse klubi nuk ka dhënë ndonjë kohë për kohën e nevojshme për rikuperimin e tij.
“Lojtari i skuadrës së parë Leo Messi ka zgjatur muskulin e aduktiv të majtë. Ai do të jetë jashtë fushës dhe koha e rikuperimit do të vendos për disponueshmërinë e tij”, shkruan klubi në një deklaratë në uebfaqen zyrtare.
Messi nuk pritet të luaj në ligë kundër Getafes në vikend ndërkohë që pozita e tij në skuadrën e Barcelonës për ndeshjen e javës së ardhshme në Ligë të Kampionëve kundër Interit është gjithashtu në dyshime./arbresh.info/
Trajneri i përkohshëm Arbeloa, nuk po i bind ende yjet e Rea...
Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në UP pranohet në K...
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve
Njolla të kuqe në dhomë- Pamje tronditëse nga hoteli ku grua...
BQK pret misionin e FMN-së për vlerësimin e zhvillimeve ekon...
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë