Barcelona është përpjekur për të nënshkruar me yllin e Meksikës në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, Hirving Lozano.
Paraqitjet e mrekullueshme të Hirving Lozanos kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha botërore dhe Barcelona është njëri nga ato, ka zbuluar babai i talentit, transmeton portali arbresh.info.
Ylli i PSV-së ka shënuar golin e vetëm në ndeshjen tronditëse të fituar kundër kampionit aktual – Gjermanisë, në ndeshjen e tyre të parë në kuadër të Grupit F.
Babai i tij pranon se e ardhmja e tij te gjiganti holandez vazhdon të mbetet e pa qartë.
“Kur të përfundoj Kampionati Botëror, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë, nëse do të qëndroj në PSV apo do të kaloj diku tjetër”, i ka thënë ai ‘ESPN’-së.
Lozano i kishte siguruar tri pikë të plota Meksikës me golin e shënuar në minutën e 35′./arbresh.info/
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...