Barcelona raportohet se ka shfaqur interesimin për të nënshkruar me talentin e ri të Arsenalit, Marcus McGuane.
Gjiganti spanjoll ka pranuar dritën e gjelbër për të nisur negociatat me mesfushorin McGuane pasi 18-vjeçari refuzoi kalimin te Ranger në fillim të kësaj merkato të transferimeve, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘El Confidencial’, përpjekjet nga trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger për të mbajtur yllin në Emirates nuk do të jenë të mjaftueshme dhe McGuane pritet të kalojë te Barcelona.

Në rast se McGuane transferohet në Spanjë, ai fillimisht do t’i bashkohet skuadrës B të Barcelonës për të vazhduar zhvillimin e tij.
18-vjeçari iu bashkua klubit londinez që nga mosha pesë vjeçare./arbresh.info/
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C