Klubi katalunas, Barcelona ka lëshuar një përditësim për gjendjen e mbrojtësit uruguaian, Ronald Araujo.
Blaugranët fituan 3-1 ndaj Celta Vigos në Camp Nou të martën mbrëma, por rezultati ishte i një rëndësie dytësore për shumicën e të pranishmëve.
Kjo për shkak se qendërmbrojtësi premtues uruguaian i Barcelonës, Araujo u desh të dërgohej në spital gjatë lojës pasi një përplasje koke me Gavin i dha atij një tronditje.
Araujo qëndroi në spital gjatë natës përpara se të lirohej pasditen e sotme.
Testet e kryera ndaj tij rezultuan të suksesshme dhe një deklaratë e klubit zbuloi se ai do të rikthehet në veprim relativisht shpejt.
“Testet plotësuese të lojtarit të ekipit të parë Ronald Araujo kanë rezultuar të suksesshme dhe ai ka dalë nga spitali”, thuhet në njoftimin e Barçës.
[MEDICAL NEWS]
Complementary tests on first-team player Ronald Araujo have been successful and he has been discharged from the hospital. The evolution will mark his availability. pic.twitter.com/ocSooh5OfR
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 11, 2022
23-vjeçari ka lindur në Rivera dhe iu bashkua Barcelonës nga Boston River më 2018. Ai hyri në ekipin e parë në fillim të sezonit 2020/21 dhe që atëherë është bërë shtyllë e mbrojtjes, duke krijuar një partneritet të shkëlqyeshëm me Gerard Pique.
Së fundmi, Araujo ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2026.
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA