FC Barcelona ka nisur negociatat e avancuara me Fermín Lopez për të rinovuar kontratën e tij.
Sipas asaj që raportohet në media, pritet që marrëveshja të mbyllet shumë shpejt madje mund të ndodhë që brenda javës së ardhshme, shkruan Arbresh.info.
Kontrata pritet të jetë të afatgjatë dhe me rritje të ndjeshme të pagës dhe bonuse të lidhura me performancën.
22-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të dalluar këtë sezon, duke shënuar dhe krijuar gola, dhe konsiderohet si pjesë kyçe e planeve afatgjata të Barcelonës nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick dhe drejtorit sportiv Deco.
Në vitin e kaluar, Chelsea kishte shfaqur interes për Lopez, duke ofruar disa herë mbi 40 milionë euro, por të gjitha ofertat u refuzuan nga Barcelona.
Klubi ishte i vendosur që mesfushori të mos shitej, dhe Lopez zgjodhi të qëndrojë, duke treguar përkushtimin e tij ndaj projektit të klubit.
Ai këtë edicion në 25 ndeshje të luajtura ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar edhe 10 asistime./Arbresh.info
Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën
Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit nga Llapi
Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...
Zyra e BE-së reagon pas dështimit të KPK-së të marrë mandati...