Barcelona raportohet se është në bisedime me Paris Saint Germainin rreth rikthimit të Neymarit në një marrëveshje që do të bënte që Ousmane Dembele të kalonte në anën e kundërt.
Gazetari spanjoll me lidhje shumë të rëndësishme, Gerard Romero pretendon se negociatat kanë filluar për një shkëmbim befasues, i cili vjen në më pak se dy vite pas largimit të Neymarit nga Camp Nou për transferim në Parc des Princes, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/gerardromero/status/1133431034329075712
Mbetet të shihet se si do të pritet nga tifozët e Barcelonës rikthimin e reprezentuesit brazilian, i cili ka shkatërruar reputacionin e tij dukshëm për transferimin për një tarifë madhështore në vitin 2017.

Neymar dështoi për tu kthyer në një lojtar kryesor në Barcelonë gjatë viteve të tij aty, ndonëse prodhoi shumë kujtime të mira duke fituar edhe tripletën në sezonin 2014/15.
27-vjeçari vazhdon të ketë probleme si lojtar i PSG-së për shkak se klubi nuk është duke bërë progres në Ligë të Kampionëve pavarësisht dominimit të tyre në ligë.
Barcelona nga ana tjetër ka nevojë për ndryshime pas dështimit për të siguruar Ligën e Kampionëve sërish ndërkohë që ata kanë pësuar edhe një disfatë tronditëse në Kupë të Mbretit duke u mposhtur në finale nga Valencia.
Neymar padyshim se do të ishte një përforcim i mirë për klubin në rast se rikthehet, madje edhe nëse ky interesim vjen si befasi dhe duket se posedon pas vete shumë rrezikshmëri./arbresh.info/
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...