Barcelona kishte siguruar një marrëveshje për transferimin e Ilkay Gundogan në vitin 2015, por në fund trajneri i atëhershëm Luis Enrique refuzoi gjithçka.
Kjo është zbuluar sot (e martë) nga mediat në Spanjë që pretendojnë se Gundogan kishte kaluar në formë sekrete testet mjekësore te klubi në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
Borussia Dortmundi dhe Barcelona thuhet se kishin rënë dakord për një tarifë prej 17.4 milionë funta atë kohë.
Por, në momentet e fundit, Enrique refuzoi transferimin dhe në vend të tij transferoi sulmuesin Arda Turan, i cili dështoi në Camp Nou pas transferimit nga Atletico Madridi.
Gundogan priti edhe një tjetër sezon në Dortmund para se të siguronte eventualisht transferimin në Manchester City./arbresh.info/
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten