Barcelona është e gatshëm të sakrifikojë dy francezët Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann plus 120 milionë euro për të transferuar yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.
Mbappe po shihet si një ndër lojtarët më të mirë në botë pas sukseseve të mëdha me kampionin e Francës, transmeton portali arbresh.info.
Sipas EL Chiringuito TV, klubi blaugranas është i gatshëm të ofrojnë Griezmann, Dembele dhe 120 milionë euro për shërbimet e lojtarit.

Kjo ofertë mund të pranohet nga gjiganti francez, pasi dy francezët do të mund të zëvendësonin Mbappen brenda një kohe të shkurtër.
Griezmann nuk është në formën e pritur pasi në 18 ndeshje ka shënuar pesë gola dhe tri asistime.
Ndërsa Dembele vazhdon të vuajë nga lëndimet e shumta duke bërë që të këtë vetëm nëntë paraqitje këtë sezon.
Në garë për Mbappe është edhe rivali Real Madrid./arbresh.info.
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C