Barcelona ka shënua fitore si mysafir ndaj Real Betis me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në la Liga.
Pjesa e parë ishte e zbehtë ku vetëm një rast i mirë u paraqit, me Ronald Araujon që rrezikoi, por portieri Rui Silva ishte në vend.
45 minutat e dyta ishte më të bukura, ku nuk munguan aksionet e bukura dhe golat.
Ndeshjen e zhbllokoi në minutën e 76-të, Ansu Fati që shënoi pas një asistimi të Jordi Alabas për 1-0.
Por vetëm pas tre minutash Nabil Fekir asistoi te Marc Bartra që shënoi për 1-1.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej në skenë doli Jordi Alba që shënoi në minutën e katërt shtesë për 2-1 pas një asistimi të Dani Alves.
Barcelona pas kësaj fitoreje ka 69 pikë dhe mban vendin e dytë, ndërsa Real Betis mbetet në vendin e pestë me 58 pikë.
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...