Barcelona ka shënuar fitore ndaj Real Sociedadit me rezultat minimal 0:1 në udhëtim në kuadër të javës së 33-të në La Liga.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 11-të, kur shënoi Aubameyang pas asistimit nga Ferran Torres.
Më pas ndeshja nuk prodhoi gola dhe katalonasit iu gëzuan fitores së 18 kampionale.
Me këtë triumf, Barcelona shkon në vendin e dytë me 63 pikë, aq sa ka edhe Sevilla në vendin e tretë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Në anën tjetër, Real Sociedadi mbetet i gjashti me 55 pikë, gjashtë më pak se Atletico Madrid i vendit të katërt.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...