Barcelona ka triumfuar 3-1 ndaj Deportivo Alaves, duke u rikthyer përkohësisht në krye të La Ligës dhe duke shënuar fitoren e tetë në nëntë përballjet e fundit mes tyre.
Mysafirët e kanë befasuar Barcelonën që në sekondat e para. Pas një goditje këndi, mbrojtja katalonase ka gabuar në largimin e topit dhe Pablo Ibánez ka shënuar nga afër.
Alaves e ka pasur mundësinë ta dyfishojë epërsinë menjëherë, por Barça është rikthyer shpejt në lojë. Pas shtatë minutash, Raphinha ka goditur për herë të parë drejt portës, dhe pak më vonë Lamine Yamal ka shënuar, pas një aksioni të brazilianit në krahun e majtë.
Barcelona e ka marrë kontrollin e lojës dhe në një kundëraksion të shpejtë, Dani Olmo ka shënuar për 2-1 me një goditje të saktë, sërish pas një asistimi të Raphinha.
Para pushimit, Yamal e ka goditur shtyllën në tentativën për golin e tretë, ndërsa portieri Sivera i ka mbajtur mysafirët në lojë.
Në pjesën e dytë, me Marcus Rashford që i është bashkuar sulmit, Barcelona ka vazhduar të ushtrojë presion. Sivera e ka ndalur një goditje të fuqishme me kokë të Lewandowski, ndërsa Yamal ka rrezikuar sërish me një gjuajtje nga distanca. Dani Olmo e ka humbur një rast të pastër, por futja e Pedrit i ka dhënë Barcelonës kontroll të plotë në mesfushë.
Alaves është përpjekur të kërcënojë në fund, por Pau Cubarsi ka ndërhyrë në një aksion të rrezikshëm të Boye.
Kur ekipi mysafir po mundohej për të barazuar, Barcelona ka goditur në minutat shtesë: Dani Olmo e ka realizuar golin e dytë personal dhe e ka vulosur fitoren 3-1.
Me këtë fitore, Barcelona shënon triumfin e katërt radhazi në ligë dhe i qëndron pranë Real Madridit, që ka një ndeshje më pak. Ndërkohë, Alaves pëson humbjen e pestë në transfertë këtë sezon.
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit