Katalunasit kanë arritur të shënojnë fitore në ndeshjen si mysafir i Valenicas në kuadër të xhiros së 25-të në La Ligë.
Golin e parë të ndeshjen e ka shënuar lojtari i porsaardhur tek skuadra e Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang me ndihmën e asistimit nga Jordi Alba në minutën e 23-të.
Për më shumë shikoni golin: Video
Ndërsa golin e dytë për katalunasit, e shënojë Frenkie de Jong në minutën e 32-të, me ndihmën e asistim nga Osumane Dembele.
Për më shumë shikoni golin: Video
Aubameyang arriti përsëri të shënojë gol në minutën e 38-të, ndërsa, Valencia arriti të shënojë në minutën e 41-të, porgjyqtari pas konsultimit me Sistemin VAR, goli është anuluar.
Për më shumë shikoni golin: Video
Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultat 0-3 në favor të katalunsëve.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, nikoqirët arritën të shënojnë “golin e nderit” në minutën e 53-të, ku autor i golit ishte Carlos Soler, i cili u asistua nga Bryan Gil.
Për më shumë shikoni golin: Video
Ndërsa në minutën e 60-të, Frenkie de jong është zëvendësuar me yllin e skuadrës katalunase, Pedri, i cili vetëm pas 3 minutave arriti të shënojë gol.
Për më shumë shikoni golin: Video
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-4 në favor të Barcelonës.
Pas kësaj ndeshje, Barcelona renditet në pozitën e 4-të në tabelë, me plotë 42 pikë.
Ndërsa Valencia gjendet në pozitën e 12-të me 30 pikë. /arbresh.info/
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...