Trajneri Ernesto Valverde është i vendosur për të shitur një yll në janar.
Barcelona ka një skuadër të mbushur me plotë yje sa i përket opsioneve në sulm dhe duket që Ernesto Valverde përfundimisht ka humbur durimin në sulmuesin 24-vjeçar Paco Alcacer duke vendosur për të lejuar largimin e tij në janar, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga gazeta spanjolle ‘Diario Gol’, trajneri i Barcelonës i ka thënë Alcacerit që fillojë kërkimet për një klub të ri pasi Valverde beson që sulmuesi nuk i përshtatet ideologjisë së tij.

Në fakt, ish sulmuesi i Valencias është lënë jashtë skuadrës kryesore të Barcelonës në dy ndeshjet e fundit dhe një numër i madh i klubeve në Premierë Ligë dhe La Liga janë të interesuara për të siguruar shërbimet e tij.
Pas largimit të Neymarit për transferim te PSG, të gjithë ishin në pritje që Alcacerit do t’i ofrohet kohë e rregullt në fushë. Megjithatë, pasi Valverde ka larguar atë nga skuadra e tij, mesazhi është i qartë rreth të ardhmes së sulmuesit në klub./arbresh.info/
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA