Barcelona po mendon edhe për ‘planin b’ të sulmit, pasi Edinson Cavani ka përfunduar në listën e dëshirave.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain do të mbetet lojtar i lirë këtë verë, pasi vendosi të mos e vazhdojë kontratën e tij as deri në fund të këtij sezoni.
Emri i tij vazhdon të mbetet shumë i përfolur dhe tashmë ka përfunduar edhe në radarin e gjigantit katalunas, Barcelonës.
Sipas mediumit Diario Sport, Cavani shihet si alternativ e klubit nga Camp Nou nëse nuk arrihet transferimi i objektivit kryesor, Lautaro Martinezit të Interit.
Barcelona do të ketë konkurrencë për sulmuesin, pasi Cavani së fundmi është lidhur edhe me një transferim si lojtari i lirë te Interi dhe Atletico Madridi.
Ylli uruguaian gjithashtu është lidhur me një rikthim te ish-klubi i tij, Napoli, i cili vazhdon të mbetet opsion.
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...