Barcelona besohet të jetë e gatshme të dëgjojë ofertat për Antoine Griezmann këtë verë, me synimin për të mbledhur fonde për të sjellë Erling Haaland në “Camp Nou”.
Situata e rëndë financiare e gjigantëve spanjollë, me borxhin që besohet të jetë mbi një miliard euro, me sa duket e ka bërë të domosdoshme që klubi të pranojë t’i shes lojtarët me çmim më të ulët.
Memphis Depay dhe Eric Garcia janë lidhur fort me transferime falas te Barcelona, me Sergio Aguero një tjetër agjent i lirë që mund të bëjë transferimin në Spanjë këtë verë.
Sipas Sky Sport Italia, katalunasit janë të gatshëm të shesin Griezmann këtë verë nëse paraqitet oferta e duhur, duke ditur që duhet të mblidhen fonde të konsiderueshme për ta sjellur Haalandin në Barcelonë, edhe pse ky operacion duket vështirë i realizueshëm./EO/
Lëndimi i Ronaldos më serioz se sa pritej, rrezikon Kupën e ...
Abdixhiku shprehet i gatshëm për zgjedhje: Kurdo që presiden...
Çmimi “Shaban Jashari” i ndahet mësueses Arta Gashi-Ahmetaj
Haradinaj: Në opsion për zgjedhje janë datat 5, 12 dhe 19 pr...
Hamza: Po shkojmë në zgjedhje pa arsye – përgjegjësia kryeso...
Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...