Sulmuesi i talentuar i Bayer Leverkusen, Leon Bailey është duke shkëlqyer me fanellën e klubit gjerman.
Anësori këmbëshpejtë e ka nisur mjaftë mirë këtë edicion, ku në 13 ndeshje ka realizuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime, shkruan Telegrafi.
Kjo ka bërë që në zyrat e klubit gjerman të vijnë oferta të rëndësishme për të.
20-vjeçari nga Xhamajka iu bashkua Leverkusenit një vit më parë për rreth 14 milionë euro nga skuadra belge Genk.
Ndërsa tani Barcelona dhe Chelsea janë duke u interesuar për transferimin e tij.
Sipas medieve gjermane, Leverkusen e vlerëson yllin e tyre rreth 45 milionë euro.
Mbetet të shihet se cila nga dy skuadrat e lartpërmendura do të arrijnë të fitojnë duelin për sulmuesi këmbëshpejtë.
Kujtojmë që Bailey ka një kontratë të vlefshme me Leverkusenin deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...