Barcelona ka planifikuar të shesë gjashtë lojtarë në afatin veror për t’i rritur fundet për transferimet e verës.
Lautaro Martinez dhe Miralem Pjanic janë dy lojtarët që janë të lidhur me kalimin në “Camp Nou”, por gjiganti blaugranas duhet të t’i rrit fundet që t’i realizojnë transferimet, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mundo Deportivo, i pari që do shitet nga Barcelona është Arturo Vidal, prej të cilit do fitojnë rreth 13 milionë euro.
Nelson Semedo është lojtari tjetër i cili mund të shitet, ose ekziston mundësia të përfshihet në marrëveshjen për shkëmbimin me Pjanic.

20-vjeçari Jean-Clair Todibo, që është huazim te Schalke pritet të shitet për 22.2 milionë euro.
Lojtari tjetër i cili është huazim dhe është i lirë për tu larguar nga Barcelona është Rafinha.
Në listën e largimeve ndodhet edhe Junior Firpo dhe Moussa Wague, të cilët janë të padëshiruar nga Barcelona./arbresh.info.
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...