Sipas Mundo Deportivo, Barcelona dëshiron të transferojë sulmuesin e PSG-së, Neymar në “Camp Nou” në fund të sezonit.
Barcelona dëshiron ribashkimin me kapitenin e Brazilit, i cili shpesh ka qenë i lënduar te PSG, transmeton portali arbresh.info.
27-vjeçari ishte i lidhur me rikthimin në La Liga gjatë afatit veror, mirëpo një gjë e tillë dështoi për shkak të çmimit të lartë.
Neymar është duke kaluar shkëlqyeshëm me “Parisienët” pasi ka shënuar katër gola dhe ka bërë katër asistime në katër ndeshjet e fundit në Ligue 1.

Kampioni i Spanjës, shpreson ta transferojë këtë të fundit për 180 milionë euro.
Ata besojnë që disa para do t’i fitojnë nga shitja e Philippe Coutinho te Bayern Munich, i cili ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë pesë asistime në Bundesligë.
Për momentin Barcelona është lider në kampionatin spanjoll, dy pikë më shumë se rivali i përjetshëm Real Madrid./arbresh.info.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...