Barcelona është duke menduar të dërgoj një ofertë, në drejtim të Manchester United për shërbimet e Luke Shaw.
Mbrojtësi anglez, Luke Shaw, që nga transferimi i tij në Old Trafford nuk ka arritur të tregoj potencialin e tij.
Ai në sezonin 2015/16 kishte arritur të tregonte formën e tij më të mirë, por ishte i pa fat, pasi theu këmbën, e cila e mbajti jashtë fushave të gjelbërta për një kohë të gjatë.
Këtë sezon, ai nuk po përdoret nga Jose Mourinho dhe tashmë pritet të largohet nga gjiganti anglez.
Sipas “The Mirror” Barcelona është e gatshme të bëjë ofertë për mbrojtësin e United, Luke Shaë, transmeton arbresh.info.
Gjiganti katalan është në kërkim të një mbrojtësi të kësaj pozite, si zëvendësues i ardhshëm i Jordi Alba.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?