Pjesërisht për shkak te rrethanave dhe pjesërisht për shkak të filozofisë së tij, një numër i madh i lojtarëve të akademisë së Barcelonës, La Masia, kanë debutuar nën urdhrat e Xavit, madje disa prej tyre janë titullar të rregullt në formacionin bazë.
Një lojtar që po e shijon debutimin e tij këtë sezon është Fermin Lopez, i cili u kthye nga një huazim vërtet mbresëlënës në Linares sezonin e kaluar, u stërvit me skuadrën në parasezon dhe tani ka filluar të marrë minuta me ekipin e parë.
Mundo Deportivo sot parashikon se mbrojtësi i majtë Alex Valle mund të jetë lojtari i ardhshëm që e ndjek këtë trend të debutimit me fanellën e ekipit të parë të Barcelonës.
Valle është i huazuar te Levante aty ku ka pasur paraqitje pozitive, dhe Xavi me sa duket e ka vërejtur këtë gjë. Ai ka startuar në të gjitha ndeshjet me fanellën e Levantes këtë sezon, me këta të fundit që po aspirojnë për rikthim në elitën e futbollit spanjoll.
Shoku i diplomuar në akademi, Alejandro Balde, e ka bërë vendin e tij të mbrojtësit të majtë të ekipit të parë, por klubi tani mund të lejojë që Marcos Alonso të ecë falas kur kontrata e tij të skadojë verën e ardhshme, duke e ditur se ata kanë një zëvendësues që po zhvillohet mirë.
Me shumë gjasë ai do ta ndjekë rrugën e Alejandro Baldes, i cili tashmë nuk njeh konkurrencë në krahun e majtë tek ekipi i parë.
Për ta bërë sa më të lehtë zhvillimin e Valles, blaugranasit tani mund të lejojnë largimin e Marcos Alonsos si lojtar i lirë me të mbaruar ky sezon, duke e ditur se ata kanë një talent që po rritet me hapa të mëdhenj./Telegrafi/
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...