Barcelona raportohet se ka arritur një marrëveshje tri vjeçare e gjysmë me mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil.
Arsenali nuk ka qenë në gjendje të arrijë rinovimin e marrëveshjes me Ozilin dhe gjermani tani ka hyrë në vitin e fundit të kontratës, transmeton portali arbresh.info.
Në janar, Ozil mund të nënshkruaj marrëveshja paraprake me një klub tjetër tek i cili dëshiron të kaloj gjatë verës. Por, duket që 29-vjeçari mund të largohet në Vin e Ri.
Manchester United ka qenë duke kërkuar transferimin e Ozilit, marrëveshja që mund t’i ofronte atij ribashkimin me trajnerin Jose Mourinho.
Megjithatë, Barcelona ka rrëmbyer shënjestrën nga rivali i tyre duke u takuar me reprezentuesit e Ozilit.
Gazetari katalunas Quique Guasch i ka thënë ‘Catalunya Radios’ se Ozil ka pranuar të nënshkruaj kontratë tri vjeçare e gjysmë dhe kjo pritet t’i kushtoj atij 17.8 milionë funta./arbresh.info/
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...
Momenti kur Labi mësoi nga bashkëshortja në telefon se i ka ...
Rama: Prokurorëve u paguajmë rroga më të larta se unë dhe en...
Osmani ftohet nga Trump në Bordin e Paqes, Rama uron Kosovën
Edhe dhëndri i Trump’it Kushner në Shqipëri, shoqërohet me f...