Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patricio Pacífico

18:13 | 26 Janar 2026
D.H

Barcelona ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me mbrojtësin uruguaian 19‑vjeçar Patricio Pacífico nga Defensor Sporting, raporton Fabrizio Romano.

Marrëveshja është huazim me opsion blerjeje prej 1.8 milionë eurosh, plus klauzola të tjera që mund ta bëjnë blerjen të detyrueshme në kushte të caktuara.

Ai pritet të bashkohet me Barça B këtë janar.

Ai ka qenë pjesë e përfaqësueses së Uruguait U‑20, duke spikatur me ekipin e moshave në kompeticione rajonale.

Sipas Transfermarkt, vlera e tij e tregut është rreth 650 mijë euro dhe ka kontratë me Defensor Sporting deri në fund të vitit 2028.

Po ashtu twrw karrierën te Defensor Sporting dhe debutoi në ekipin e parë në sezonin 2023‑24, duke mbledhur rreth 44 paraqitje në ligën uruguaiane dhe ka shënuar dy gola si mbrojtës.