Barcelona ka siguruar thuajse kualifikimin në gjysmëfinale të UEFA Ligës së Kampionëve.
Pas fitores në mbrëmjen e sotme (e mërkurë) me rezultat 4 me 1 kundër AS Romas në takimin e parë të zhvilluar në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Ligë të Kampionëve, gjiganti katalunas është me një këmbë në raundin e ardhshëm të këtij kompeticioni, shkruan portali arbresh.info.
Lionel Messi është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Superylli argjentinas është vlerësuar me notën 8.5 për paraqitjen solide kundër skuadrës së Eusebio Di Francescos.

Luis Suarrez, i cili realizoi golin e katërt për “Blaugranët”, është vlerësuar me notën 8.0, ndërsa Pique që ishte golashënuesi tjetër i skuadrës së Valverdes është vlerësuar me notën 8.0.
Mbrojtësi qendror, Kostas Monalas është lojtari me notën më të dobët (5.2) të ndeshjes pas autogolit të shënuar në minutën e 55′.
Daniele de Rossi që shënoi gjithashtu autogol është vlerësuar me notën 5.8./arbresh.info/

Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...