Barcelona siguroi një tjetër fitore pasditen e sotme (e shtunë).
Gjiganti katalunas mposhti me rezultat 2 me 1 skuadrën e Macelinos në Camp Nou duke siguruar tri pikë të plota derisa vazhdon në hapa të sigurt drejtë titullit në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Philippe Coutinho, i cili krijoi dy asistime gjatë ndeshjes, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Mesfushori brazilian është vlerësuar me notën 8.6.

Luis Suarez dhe Samuel Umtiti janë vlerësuar gjithashtu me nota të larta për golat që i siguran tjetër fitore “Blaugranëve”. Sulmuesi uruguaian është vlerësuar me notën 7.8, ndërsa Umtiti është vlerësuar me notën 7.5.
Lionel Messi (8.0) dhe Andres Iniesta (7.9) janë vlerësuar gjithashtu me nota të larta.
Lojtari me notën më të dobët është Ousmane Dembele (5.3) që u inkuadrua vonë gjatë ndeshjes në fushë./arbresh.info/

Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...