Barcelona ka mposhtur Chelsea me rezultat 3:0 për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra katalunase kaloi në epërsi veç tre minuta pas fillimit të takimit, pasi Lionel Messi u gjend më së miri në zonën e Bluve.
Ousmane Dembele dyfishoi avantazhin e vendasve në të 20-ën minutë, pas një serie rastesh të humbura nga mysafirët.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën Chelsea vazhdoi të sulmonte, por pa arritur të shënojë.
Kështu në të 63-ën minutë, Lionel Messi shënoi të dytin gol personal dhe të tretin për Barçën në këtë përballje, duke vulosur kështu takimin.
Barcelona u bë skuadra e fundit që u bashkohet të tjerave në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ...
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit