Barcelona do të rinovojë interesin e tyre në mbrojtësin e djathtë të Arsenalit, Hector Bellerin këtë verë nëse klubi londinez dështon të përfundoj në “Top-4”.
Skuadra katalunase kishte bërë një tentativë për ish-lojtarin e tyre të akademisë verën e kaluar, por Topçinjtë i bënë shumë të qartë se ata nuk duan të shesin 22-vjeçarin.
Tani, gazeta spanjolle Mundo Deportivo pohon se pala katalanase është e bindur se ata mund ta marrin lojtarin e tyre këtë verë.
Bindja e drejtuesve të Barcelonës vjen nëse Arsenali humbet shansin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Bellerin nënshkroi një marrëveshje të re gjashtë vjeçare me skuadrën e Arsene Wenger në nëntor.
Në rast transferimi, Barça duhet të paguaj së paku 30 milionë euro.
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot