Barcelona dëshiron t’i ofrojë Lionel Messit “një kontratë jetësore” në përpjekje për t’i dhënë fund spekulimeve në lidhje me të ardhmen e tij.
“Blaugranët” kanë arritur një marrëveshje të ngjashme me kapitenin Andres Iniesta muajin e kaluar derisa raportohej që argjentinasi ka rënë dakord për rinovimin e kontratës deri më 2021, transmeton portali arbresh.info.
Një raporti nga ‘El Mundo Deportivo’ pohon që zyrtarët në Camp Nou janë duke përgatitur mundësinë për t’i ofruar yllit të tyre në sulm, e ardhmja e të cilit ka qenë në qendër të vëmendjes, një kontratë jetësore me klubin.
Raporti shton që “tregu i çmendur” ka detyruar klubin për të shtruar një kontratë të tillë, e cila mund të shmang përsëritjen e rastit me Neymarin, që u largua për 222 milionë euro nga Paris Saint Germaini.
Messi në të kaluarën ka deklaruar se uron që karriera e tij të përfundoj në Argjentinë te klubi i tij i fëmijërisë Newell’s Old Boys./arbresh.info/
Austria miraton ndalimin e shamive në shkolla për vajzat nën...
Shkëndija – Slovan Bratislava, publikohen formacionet ...
Elezi: Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas ...
Shefi i OSBE-së viziton Bujanocin, njoftohet me pasivizimi e...
Kurti ka emëruar Imri Demelezin, Ministër në detyrë në Minis...
Drita – Alkmaar, formacionet zyrtare