Kontrata e Lionel Messit me Barcelonën skadon në verë dhe e ardhmja e tij është në dyshim, ose ishte. Nga Spanja vijnë lajme se Messi do të qëndrojë te Barcelona dhe zyrtarizimi mund të vijë që para fundit të sezonit.
Messi sigurisht do para, por ata nuk janë kërkesa kryesore. Kapiteni kërkon një skuadër të fortë për të fituar Ligën e Kampionëve dhe ky është kushti kryesor për të rinovuar.
Nga ana tjetër, Joan Laporta ka shprehur gatishmërinë e tij direkte për të plotësuar këtë dëshirë të Messit dhe ka nisur punën, teksa ka bërë gati edhe kontratën e re të Messit.
Nga ajo që bëhet me dije, Laporta ka përgatitur një kontratë të përjetshme për Messin. Përveç pagës gjatë kohës si futbollist i Barçës, Messi do të marrë një pension të përvitshëm nga Barcelona pasi të lërë futbollin.
Kjo do e lidhë Messin me klubin për të marrë role menaxhuese dhe drejtuese në klub. Përtej kësaj kontrate, Messi do të jetë i lirë të lërë Barcelonën kur ta ndiejë dhe të mbyllë karrierën në SHBA apo Argjentinë.
Pranohet në prova intervista e Kilajt e dhënë për prokurorët...
Vengu: Në 2026 nis prodhimi i municioneve e dronëve `Made in...
Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mba...
Sorensen pas takimit në Bruksel: Një hap për sqarimin e fati...
Presidenti i Këshillit Evropian: Vendimi i Trump për të mos ...
Filmi kosovar “Dy persona që shkëmbejnë salivën” nominohet p...