Barcelona ka nisur të mendojë për të ardhmen.
Sezoni jo i mirë ka bërë që Barça të nisë të mendojë forcimin e skuadrës për sezonin 2020/21.
Objektivi numër një do të jetë sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez.
“FCInterNews.It” shkruan se Barcelona ka bërë gati 70 milionë euro dhe dy lojtarë për 22-vjeçarin.
Ata dy lojtarë janë Vidal dhe Semedo, njëri i vlerësuar 20 milionë dhe tjetri 40 milionë – çka do të thotë se në total Martinezi do t’i kushtonte Barcelonës 130 milionë euro, derisa klauzola aktuale e argjentinasit është 111 milionë euro.
Raportohet se Barça do t’i ofrojë Martinezit 7 milionë euro në sezon, plus edhe bonuse.
Lautaro është dëshirë edhe e Messit, pasi e njeh shumë mirë atë me të cilin luan te Argjentina dhe e do edhe në “Camp Nou”.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...