Barcelona është e përgatitur për të bërë një ofertë madhështore për adoleshentin Dayot Upamecano.
Gjiganti katalunas është i gatshëm për të dhuruar deri në 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të ri dhe të talentuar të RB Leipzigut, transmeton portali arbresh.info.
Upamecano ka siguruar pozitë startuese te klubi në Bundesliga brenda këtij sezoni derisa “Blaugranët” e shohin atë si një zëvendësues të 31-vjeçarit Gerard Pique.
Manchester United, Bayern Munichu, Arsenali dhe AC Milani janë gjithashtu duke vëzhguar nga afër 19-vjeçarin.
Pique është duke hyrë në periudhën e fundit të karrierës së tij, andaj lideri në La Liga ka nisur përgatitjet për jetën pas tij./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës