Barcelona nuk e ka ndërmend të ngutet për Lautaro Martinezin. Sulmuesi argjentinas nuk e di ende nëse do të luajë në Inter apo në “Camp Nou” në sezonin e ardhshëm
Gjiganti katalunas po e pret përfundimin e sezonit aktual, për ta shikuar më pas mundësinë e transferimit të sulmuesit argjentinas, transmeton Gazeta Express.
22 vjeçari për momentin është i fokusuar tek “Nerazzurri”, por nuk e di ende nëse do të mbetet në Itali apo jo për edicionin e ardhshëm.
Përfaqësuesi argjentinas nuk ia doli të shënonte as në goleadën ndaj Brescias dhe është në kërkim të golit qe disa ndeshje.
Interi po mundohet ta bindë atë që të mbetet në “Giuseppe Meazza” edhe sezonin e ardhshëm.
Mirëpo, ai nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur përkrah Lionel Messit në “Camp Nou”.
Për ta transferuar sulmuesin argjentinas, Barcelonës i duhet t’i paguajë 111 milionë euro.
Kjo klauzolë e shkëputjes së kontratës do të skadojë më 7 korrik.
Më pas, kampioni aktual spanjoll shpreson që ta blejë më lirë Lautaron, për të cilin është i gatshëm t’i japë dy futbollistë dhe para.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?