Barcelona udhëheq në krye të tabelës në La Liga me fitoren e sotme (e shtunë) kundër Eibarit.
Gjiganti katalunas ka fituar me rezultat të thellë 0 me 3 takimin si mysafirë kundër Eibarit në kuadër të xhiros së nëntë në La Liga, shkruan portali arbresh.info.

Treshja e frikshme e njohur si “MSG” dhe e përbërë nga Antoine Griezmann, Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë shënuar të tre në një ndeshje të njëjtë për herë të parë.
Griezmann zhbllokoi shifrat pas 13′ minutave lojë kundër Eibarit duke shënuar bukur për 0 me 1 para se të krijonte asistim për Lionel Messin në minutën e 58′ të pjesës së dytë për 0 me 2.
Superylli argjentinas më pas krijoi asistim për uruguaianin Luis Suarez, i cili shënoi për 0 me 3 në minutën e 66′, ndonëse kishte mundësi të shënonte golin e dytë personal.

Barcelona tani ka 19 pikë – një më shumë se Real Madridi në pozitën e dytë me një ndeshje më pak, ndërsa SD Eibari qëndron në pozitën e 14-të me nëntë pikë./arbresh.info/
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin