Barca kryen punën ndaj Betisit, Messi arkitekt i tre golave

23:06 | 9 Shkurt 2020

Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Real Betisi (3-2) në ndeshjen e javës së 23-të në kampionatin spanjoll, La Liga.

Rezultati u zhbllokua me një gol të Sergio Canales, i cili shënoi në minutën e gjashtë nga penalltia.

Epërsia e vendasve zgjati vetëm tri minuta, duke qenë se Frenkie De Jong e barazoi rezultatin pas asistimit nga Lionel Messi.

Nabil Fekir krijoi sërish avantazh për vendasit (26’), mirëpo në fund të pjesës së parë (45’+3), Sergio Busquets e barazoi rezultatin, ndërsa Messi ishte sërish asistues.

Në pjesën e dytë, Blaugranët kaluan për herë të parë në epërsi me golin e shënuar nga Clement Lenglet (72’) dhe ky ishte asistimi i tretë i Leo Messi.

Kur po afrohej fundi i takimit, Nabil Fekir (76’) dhe Clement Lenglet (79’) i morën kartonët e dytë të verdhë dhe u përjashtuan nga loja.

Kjo fitore e pozicionon Barcelonën me tri pikë prapa liderit të kampionatit, Real Madridit. /Telegrafi/

Lajmet më të lexuara