Barcelona dhe reprezentuesit e Philippe Coutinhos kanë reaguar shpejtë duke i kërkuar falje Liverpoolit për gabimin trashanik nga Nike rreth transferimit këtë javë.
Nike, në një reklamë online që i bëri xhiron botës, njoftoi transferimin e Coutinhos te Barcelona duke promovuar emrin e tij në fanellën e “Blaugranëve”, transmeton portali arbresh.info. Promovimi ishte online për disa orë dhe Nike nuk e ka komentuar ende gafën.
Megjithatë, gazeta katalunase ‘Sport’ thotë se reprezentuesit e Coutinhos kanë folur me zyrtarët e “Redsave” dhe i kanë kërkuar falje për rrëmujën e krijuar edhe pse askush i afërt me lojtarin nuk mbanë përgjegjësi. Zyrtarët e Barcelonës kanë folur me homologët e tyre te Liverpooli për të njëjtën gjë.
Pra, Barcelona sërish insiston se ata nuk kanë të bëjnë asgjë me këtë rrëmujë.
Coutinho mungoi në fitoren e Liverpoolit kundër Burnleyt, gjë që ngjalli dyshime rreth një transferimi të menjëhershëm në Spanjë.
Por, trajneri Jurgen Klopp insisoti që mesfushori mungoi për shkak të lëndimit./arbresh.info/
Vazhdon regjistrimi i diasporës për votim
Palatova e Zyrës së BE: Duam një udhëheqje që bën kompromise...
“Shpirt i ëmbël e starboy”, Elijona uron Klodin për ditëlind...
‘‘E goditëm dikë’’, Tragjedi në aeroportin e Denver në SHBA:...
Mbi 28 mijë kërkesa për regjistrim për zgjedhjet e 7 qershor...
Pakënaqësitë me çmimet, Muja takon qumështarët: Prioritet i ...