Barcelona ka humbur pikë në El Sadar pasditen e sotme (e shtunë) kundër Osasunas.
Kampioni i Spanjës barazoi me rezultat 2 me 2 në ndeshjen e xhiros së tretë si mysafirë kundër skuadrës së promovuar këtë në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët realizuan golin e epërsisë me anë të mesfushorit Roberto Torres pas vetëm shtatë minutave lojë, por shifrat u barazuan nga skuadra e Ernesto Valverdes qysh në fillim të pjesës së dytë.
Talenti 16-vjeçar Ansu Fati shënoi me kokë për 1 me 1 menjëherë pas inkuadrimit në fushë para se Arthur Melo të përmbyste rezultatin për 1 me 2 në minutën e 64′.
Sidoqoftë, Osasuna siguroi një goditje nga pika e bardhë në minutën e 80′ dhe Torres u tregua i saktë duke barazuar gjithçka.
Barcelona tani gjendet në pozitën e pestë në tabelë me katër pikë, një më pak se Osasuna në pozitën e katërt./arbresh.info/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...