Barcelona është emëruar si brendi më i fuqishëm në botën e futbollit pas një studimi të fundit.
‘Brand Finance’, një konsulencë me bazë në Britani për vlerësimin e pavarur të biznesit, ka zbuluar që suksesi i klubit në fushë si dhe popullariteti i shfaqur në tregun e futbollit në Lindje të Largët, plus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë që gjiganti katalunas të lë pas Real Madridin (96.2) duke u rankuar në një përqindje prej 96.6, transmeton portali arbresh.info.
Aftësia në rritje e Barcelonës për të siguruar marrëveshje luksoze rreth sponzorizimeve ka bërë që kampioni në La Liga të arrij në krye të fuqive komperciale të botës së futbollit.
Megjithatë, edhe gjiganti katalunas edhe Madridi qëndrojnë prapa Manchester United sa i përket vlerës për shkak se gjiganti në Premierë Ligë vlen 1.551 milionë euro, të paktën 300 milionë euro më shumë se dyshja spanjolle./arbresh.info/
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...