Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta përmbyllë me sukses procesin për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, pasi as në raundin e katërt dhe të fundit të votimit asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme për t’u propozuar për këtë pozitë.
Në votim kanë marrë pjesë 115 deputetë, ndërsa katër vota kanë qenë të pavlefshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kandidatja Jorida Xhafaj ka marrë 62 vota, Emine Abdyli Pozhari 60 vota, ndërsa Flamur Mrasori ka marrë 51 vota. Katër vota kanë qenë të pavlefshme.
Vdekja tragjike e nxënësit në Ferizaj, Aliu shpreh ngushëllime familjes: Fjalët janë të vogla për të shprehur pikëllimin
Pas përfundimit të raundit të katërt, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, konstatoi se asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për t’u propozuar për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Si rezultat, Kuvendi do të duhet ta rishpallë konkursin për dy pozitat e lira në këtë institucion.
Nga homazhet në Prekaz te takimi me sportistet – agjenda e p...
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...