Ivan Rakitic me shumë gjasë do të ndërrojë ambient.
Ylli kroat, Ivan Rakitic, i cili aktivizohet me Barcelonën, pritet të ndërrojë skuadër gjatë merkatos së verës, pasi hapësirat e tij janë minimizuar te Barca.
Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Barcelona janë të hapur të shesin Rakitic te Sevilla.
32 vjeçari dëshiron të mbyll karrierën në ‘Ramon Sanchez – Pizjuan’, dhe Barca janë gati ta lirojnë atë.
Për kartonin e mesfushorit, Barcelona do të kërkojë 10 milionë euro.
Rakitic ka vetëm një vit të mbetur në kontratën aktuale në ‘Camp Nou’.
Emri i lojtarit është lidhur edhe me Paris Saint Germain, megjithatë thuhet se Sevilla është në pozitë më të mirë për të marrë nënshkrimin e tij.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim