Barcelona thuhet se është e interesuar për të shitur mesfushorin brazilian Coutinho, vetëm një vit pasi siguruan shërbimet e tij prej 150 milionë euro nga Liverpooli.
I parë si një zëvendësues afatgjatë i legjendës Iniesta, Coutinho fillimisht pati sukses në Spanjë duke i ndihmuar skuadrës së Barcelonës të fitoj dy tituj me të shënuar 10 gola dhe krijuar gjashtë asistime gjatë 16 ndeshjeve të tij të fundit të sezonin 2017/18, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë për 26-vjeçarin deri tani këtë sezon. Një lëndim në muajin nëntor bëri që anësori të qëndrojë jashtë linjave duke i lejuar Ousmane Dembeles t’i bashkohet Lionel Messit dhe Luis Suarezit në krijimin e linjës sulmuesi të Barcelonës dhe që nga atëherë Coutinho ka humbur vendin e tij.
Andaj, Barcelona duket të jetë e hapur ndaj oferta mbi 80 milionë euro, një shifër dukshëm më e vogël se investimi i tyre në të.
Coutinho është përfolur për kalim në Manchester United në të kaluarën dhe ka gjasa që të rikthehet në Angli te rivali më i madh i ish klubit të tij.
Por, ka gjasa që braziliani të përfundoj edhe në PSG meqenëse familja e tij nuk ka arritur të adaptohet me jetën në Angli./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...