Hierarkia e Barcelonës ka diskutuar mundësinë e shitjes së Luis Suarez këtë verë.
Kampioni i Spanjës i shpallur së fundmi pritet të finalizojë një marrëveshje me Antoine Griezmann këtë verë duke aktivizuar klauzolën e tij të blerjes me Atletico Madridin, transmeton portali arbresh.info.
Griezmann nënshkroi një kontratë të re pas dështimit për të finalizuar transferimin në Manchester United verën e kaluar dhe një marrëveshje në kontratën e tij do të bëjë që klauzola e tij të bie nga 200 milionë në 100 milionë nga 1 korriku.
Bazuar në një raport nga ‘Catalunya Radio’, nëse Barcelona finalizon nënshkrimin me Griezmann, Suarez mund të largohet nga Camp Nou.
Raporti pretendon që anëtarë të bordit të Barcelonës tashmë kanë diskutuar mundësin e shitjes së Suarez në rast se ata pranojnë para të mjaftueshme./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?