Sipas raporteve në Spanjë, Barcelona dhe Arsenali ka zhvilluar negociata rreth një shkëmbimi të mundshëm që përfshinë Arda Turanin me Mesut Ozilin.
Reprezentuesi i Gjermanisë, Mesut Ozil ka vetëm edhe 10 muaj të mbetur në marrëveshjen aktuale në Emirates dhe është njëri nga yjet e shumtë të Arsenalit që është duke u përfolur për largim nga “Topçinjtë” këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Ndryshe nga bashkëlojtarët e tij si Alexis Sanchez dhe Alex Oxlade Chamberlain, Ozil nuk ka ngjallur interesim të madh këtë verë.

Por, bazuar në raportet në Spanjë, ish ylli i Real Madirdi mund të rikthehet në La Liga pasi zyrtarët e Barcelonës kanë zhvilluar negociata me homologët e tyre në Arsenal rreth një marrëveshje për shkëmbimin e tij me yllin turk Arda Turan.
30-vjeçari nuk ka arritur të sigurojë pozitë startuese te klubi në Nou Camp qysh pas transferimit./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...