Barcelona ka arritur të triumfoj edhe në ndeshjet e dytë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Benifcas, me rezultat 3-1.
Fillimisht ishte Raphinha i cili realizoi në minutën e 11-të për epërsinë e vendasve, pas një asistimi nga Yamal, shkruan Arbresh.info.
Por portugezët nuk vonuan shumë dhe pas dy minutash barazuan rezultatin me golin e Otamendit.
Nuk vonoi shumë dhe Yamal me një supergol ktheu Barçën në epërsi në minutën e 27-të.
Tre minuta para mbylljes së pjesës Raphinha realizoi golin e tretë.
Pjesa e dytë nuk prodhoi asnjë gol.
Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet është 4-1 dhe kështu Barcelona arrin kualifikimin për në çerekfinale.
Aty Barça pret fituesin e duelit Dortmund – Lille.Arbresh.info
Sulmuan fizikisht një kosovar në Leposaviq, arrestohen dy sh...
Kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një shtetas i ...
Vrasje në tentativë në Gjilan, 7 persona përfshihen në përle...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të: Ballkani pr...
Temperaturat deri në 20 gradë në Shqipëri
Presidenti Macron: Franca nuk është e përfshirë në sulmet aj...