Fituesi i sezonit të kaluar në Liga 1 ka mbrojtur titullin pavarësisht se ka humbur dy herë në pesë ditët e fundit, përfshirë disfatën e tmerrshme 5 me 1 nga Lille.
Paris Saint Germaini ka fituar titullin në Liga 1 për të dytin vit radhazi pasi skuadra e vendosur në vendin e dytë në tabelë – Lille dështoi për të mposhtur Toulousen, shkruan portali arbresh.info.
Takimi mes Toulouses dhe Lilles në stadiumin De Toulouse përfundoi pa gola 0 me 0 dhe kështu Paris Saint Germaini është shpallur matematikisht kampion i Francës.
PSG do të ndeshet me skuadrën e Monacos këtë mbrëmje, por pikët nuk janë të nevojshme për skuadrën e Thomas Tuchel për shkak se tashmë kanë realizuar qëllimin e tyre.
Mirëpo, Neymar pritet të ketë disa minuta në këtë ndeshje si nikoqir në Parc des Princes para se të nis festa.
Paris Saint Germaini ka siguruar 81 pikë pas 32 ndeshjeve të zhvilluara./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit