Renova nga Xhepçishti i Tetovës u kthye me një pikë nga Shkupi, duke barazuar me rezultat 1:1 me “Skopjen”, në ndeshjen e javës së 21-të të Kampionatit të Maqedonisë.
Në 15 minutat e fundit u zhvillua dramë e vërtet, për faktin se vendasit kaluan në epërsi me golin e Bopesu në minutën e 77-të, por në fund të sfidës Mexhit Neziri barazoi rezultatin (1:1) dhe i solli një pikë skuadrës shqiptare. Skuadra tjetër shqiptare, Shkupi fitoren e kishte në dorë, por e lëshoi në pjesën e dytë.
Shkupi luajti baras 3:3 me Pobedën në Prilep. Ata avancuan me 0:2 me golat e Tipuriç (5’) e Adem (9’), por vendasit përmbysën rezultatin me golat e Najdovskit (42′-nga pernalltia), Gesoskit (56′ e 75′). Në minutën e 85-të, shkupjanët barazuan rezultatin 3:3 falë golit të Asanit. Shkupi renditet në vend të pestë me 27 pikë, kurse Renova dy pozita më poshtë me gjashtë pikë me pak.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës